Ditët e lumtura janë rikthyer për çiftin Demet Özdemir dhe Oğuzhan Koç. Me sa duket zërat që qarkulluan se këngëtari dhe i dashuri i aktores së famshme do ti bënte aktores një suprizë në ditën e të dashuruarve nuk kanë qenë thjesht thashetheme. Thuhet se ai është rikthyer te ajo me një propozim martese! Këngëtari organizoi një festë për aktoren në ditën e Shën Valentinit, në të cilën ndodhej edhe surpriza e shumëpërfolur gjatë ditëve të fundit. “Një propozim martese” ishte ‘dhurata’ e Koç për aktoren, e cila thuhet se e i është përgjigjur pozitivisht pa nguruar. ‘Dynyadan Uzak’ – ‘Larg Botës’, ishte një ndër performancat e tij, dedikuar njeriut të zemrës. Ndërkohë si arsye të ndarjes së tyre u ngritën aludime mbi xhelozinë e këngëtarit lidhur me skenat sensuale të aktores dhe partnerit të saj Şükrü Özyıldız në projektin e fundit ku interpretuan në role bashkëprotagoniste. Por edhe një arsye krejt e ndryshme nga kjo, dëshira e Ozdemir për t’u martuar dhe mosgadishmëria e këngëtarit për të hedhur hapin e mëtejshëm, çka me guximin e tij, e përmbysi ditën e të dashuruarve.
