Ditën e djeshme nëna e Michelle Obama ka festuar ditëlindjen. Në këtë ditëlindje Marian Robinson, mori dhe një urim të veçantë nga dhëndri i saj, ish-presidenti Barack Obama.
View this post on Instagram
Përmes një postimi në Instagram, Obama shkruan se mamaja e Michelle ka qenë gjithmonë pranë tyre dhe se ai gjithmonë e ka vlerësuar për qëndrueshmërinë, perspektivën dhe zgjuarsinë që e karakterizon.
“Për vite me radhë ju mund ta keni parë nënën e Michelle, Marian Robinson, në foto me familjen tonë, në përurime, për Krishtlindje, Pashkë dhe shumë raste të tjera. Por ajo që ju nuk keni parë është mënyra sesi ajo kujdeset që të jetë aty për ne, çdo ditë, jo vetëm për Michelle dhe vajzat tona, por dhe për mua. Unë gjithmonë e kam vlerësuar për qëndrueshmërinë, perspektivën dhe për zgjuarsinë e saj. Gëzuar ditëlindjen Marian, me ne dhe shumë vitet të tjera”, shkruan Obama.