Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, publikoi listën e tij për filmat më të mirë të vitit 2022. 61-vjeçari publikoi në Twitter një listë të realizimeve filmike, sipas tij, më të mirat e vitit 2022, ndër të cilat kryesonin: ‘The Fabelmans’, ‘Decision to Leave’, ‘The woman king’, ‘Top Gun Maverick’ e ‘Hit the road’. Por vëmendjen më të madhe nga lista e përdoruesve të këtij rrjeti social, e tërhoqi njëri prej filmave të përzgjedhur.
Filmi me subjekt kriminalistik, “Emily the Criminal”, i cili portretizon Emily Benetton e cila u interpretuar nga aktorja Aubrey Plaza. Ajo është e zhytur në borxhe, ndërsa përpiqet të shlyejë kreditë studentore, por ndihet paaftë për të gjetur një punë të paguar mirë, për shkak të një dënimi për krim. Duke shpërndarë ushqimin, ajo ia del mbanë derisa një koleg e lidh me një blerës që është i angazhuar në biznes të paligjshëm, i cili i premton një tarifë prej 200 dollarësh për orë.
Meqenëse tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë, përfundimisht zbulohet se biznesi është i lidhur me një rrjet mashtrimi me karta krediti. Arsyeja përse kjo përzgjedhje e ishpresidentit Obama tërhoqi vëmendjen, ishte për shkak se janë të shumtë ata që besojnë se filmi “Emily the Criminal” përshkruan ekonominë e keqe dhe të paqëndrueshme, të krijuar në administratën gjatë qeverisjes së Obamës. Për shkak të zgjedhjes së këtij filmi, përdoruesit e Twitter shoqëruan postimin e tij me komente ironike dhe shaka të cilat mbartnin nënkuptime.