Jemi familjarizuar të gjithë tashmë me figurën e Saltbae dhe famën që ai ka patur kohët e fundit. Restoranti i tij është kthyer në një trend për vipat, ndaj të gjithë po fillojnë ta vizitojnë. Lionel Messi ka qenë së fundmi në restorantin e Nusret dhe ka publikuar ashtu si edhe CR7, një video nga restoranti dhe foto me vetë Nusretin.
Duke marrë parasysh konkurencën midis Ronaldos dhe Messit, Saltbae ka vendosur t’i trajtojë njëlloj duke postuar dhe falenderuar Messin në instagramin e tij ashtu sikurse veproi edhe me CR7. Nga ky postim Nusret përveçse fitoi mirënjohjen e Messit dhe miqve të tij për mikpritjen, mori si dhuratë nga Messi 300 mijë ndjekës duke kapur rekordin e ri 17.4M ndjekës në rrjetin e tij në Instagram. Ai e ka emëruar atë “ Legjendë “ dhe kjo gjë me sa duket u paska pëlqyer shumë fansave të Messit.