Martesa e Nurgul Yeslicay me partnerin e saj Necati Kocabay po përflitet prej kohësh nëpër media. Çdo gjë duket perfekte në marrëdhënien e tyre dhe e vetmja gjë që mungonte, ishte pikërisht propozimi zyrtar. Lidhja e tyre jo vetëm e konsoliduar, por mbi të gjitha e pranuar edhe nga djali i Nurgul, duket se më në fund po shkon drejt fazës që të gjithë kemi pritur prej kohësh.
Aktorja ka zbuluar se ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj në mënyrën më natyrale dhe spontane të mundshme. Teksa Necati po përgatiste kafen e mëngjesit, thjesht i tha:”Më pëlqen rutina jonë, kafja jonë e mëngjesit. Do të duhet të martohesh me mua. Do të bëj të qeshësh çdo minutë dhe të mos qash kurrë.” Dhe kaq ishte, propozimi u bë, tashmë presim përgatitjet e dasmës.