Nurgul Yeslicay, prej kohësh është duke jetuar një romancë me Necati Kocabay. Çifti duket se po shkojnë mjaft mirë bashkë dhe madje djali i Nurgul nga martesa e saj e mëparshme, është tashmë si një shok për të dashurin e saj aktual. Shpesh herë ata kanë udhëtuar të tre, ku janë shfaqur tejet të lumtur. Së fundmi, çifti është parë teksa po bënte disa blerje dhe sigurisht gazetarët kanë shfrytëzuar rastin për t’i pyetur rreth jetës së tyre personale.
Të pyetur për një martesë të mundshme apo nëse kanë plane të bëjnë fëmijë, Nurgul tha: “Të bësh një fëmijë do shumë përkushtim. Për momentin jemi të dy shumë të zënë me punët tona dhe nuk do mund t’i përkushtoheshim ashtu siç duhet një fëmijë. Megjithatë, nuk e mendojmë këtë gjë duke bërë plane konkrete, por e lejmë në dorë të fatit. Përsa i përket dasmës, po, do të martohemi. Megjithatë, kjo është një tjetër temë ër të cilën nuk kemi bërë plane konkrete. Dijmë që duam të martohemi, por nuk e kemi vendosur se kur do të ndodhë.”