Nurgul Yesilçay është padyshim një nga aktoret më të njohura turke. Mediat turke bëjnë të ditur se ajo do të rikthehet në ekran sërish me një serial të ri. Paga do të arrijë shifrat e 150 mijë lira turke (mbi 30 mijë dollarë) për seri. Nurgul do luajë krah Timuçin Esen në rolin protagonist dhe personazhi i saj quhet Gylperia, ndërsa Esen do të quhet Kadir. Fabula e serialit lidhet me historinë e dashurisë së dy të rinjve.