Nurgül Yeşilçay së shpejti me një imazh të ri…

Showbiz

Aktorja Nurgyl Yeshilçaj, të cilën e kemi ndjekur me interpretimin e personazheve të shumta në seriale të ndryshme, po përgatitet për prezantimin e projektit më të ri ku ajo merr pjesë dhe për të cilin ka punuar prej kohësh. Mësohet se aktorja do të interpretojë të krahë të aktorit Emre Kınay.  Nurgyl po përgatitet të takojë fansat me imazhin e saj krejt të ri, ku së fundmi përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, u shfaq bjonde për tju përshtatur personazhit. Fotoja u shoqërua me shkrimin “Njihuni me Menekshe”. Siç kuptohet nga ky postim, aktorja ka dashur të thotë se tashmë gjithçka po i afrohet fundit dhe është gati për tju prezantuar publikut. Ndërkohë kujtojmë se aktori Emre Kınaji, për herë të fundit ka interpretuar në serialin me një shikueshmëri maksimale me të cilin ju jeni prezantuar më herët përmes platformës Tring, ‘Ramo’.