Nurgül Yeşilçay rrëfen sfidat pas kamerave

Showbiz

E bukur dhe me energjinë që e karakterizon gjithmonë, Nurgül Yeşilçay ka ndarë së fundmi lajmin e mirë me publikun dashamirës se shumë shpejtë do të takohet me ta në ekran me projektin e saj të r ku ajo interpreton në rol e protagonist.  Data 7 tetor do të takoj në ekranin e madh të kinemasë aktoren me publikun, përmes një personazhi, që siç e përkufizoi vetë ajo, është karizmatik dhe i dashuruar me jetën!

Yeşilçay theksoi se ndihet gati të mirëpres jo vetëm komplimentet apo suksesin që do të sjell me vete projekti i radhës, por edhe kritikat e pashmangshme. Ajo zbuloi se kishte kaluar disa faza parapërgatitore për ta sjellë personazhin e ardhshëm në formën e duhur, si psh. i ishte dashur të humbiste peshë në mënyrë të ndjeshme.

Gjithashtu duke u shprehur se këtë sezon ajo nuk po angazhohet me asnjë projekt teatror edhe pse do ti pëlqente diçka e tillë, ajo u shpreh se jo çdo aktor mund të dal  në skenën e teatrit, por gjithashtu  shtoi se aktorët e rinj nuk duhet të sulmohen dhe kritrikohen gjatë gjithë kohës. Ata  duhet të inkurajohen dhe duartrokiten për guximin dhe punën këmbëngulëse për të depërtuar dhe mbijetuar në një terren të egër dhe ambicioz në këtë fushë të artit.