Nuk u martua me Mimoza Shkodrën: Adrian Gaxhës ia ka «vjedhur» zemrën tjetërkush!

Showbiz

gaxha
Adrian Gaxha tregohet shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private dhe mundohet që gjithçka ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Në fillim të këtij viti u përfol se këngëtari i kishte dhënë fund lidhjes 1-vjeçare me një vajzë të panjohur për publikun. Pavarësisht se u mundua ta mbante çdo gjë të fshehtë, në një intervistë Adriani u përgjigj: “Jeta vazhdon”.

Screenshot 22 4 e1544777763820 600x476

Siç duket jeta ka vazhduar vërtet për të, sepse këngëtari ka nisur një lidhje të re. Thuhet se këngëtari ka rreth dy muaj që ka nisur marrëdhënien me një vajzë të quajtur Sidorela Dauti.Për më tepër në profilin e saj në ‘Instagram’, Sidorela mban vetëm shkronjën A, një detaj që shton akoma dhe më shumë dyshimet. Duke qenë se këtë herë lidhja e këngëtarit u zbulua që në hapat e parë, ndoshta do të kemi edhe një reagim nga ana e tij.

01