Dy këngëtaret kanë treguar përherë se nuk kanë ndonjë marrëdhënie të afërt me njëra-tjetrën. Së fundmi, Dua Lipa ka ironizuar veshjen e Rita Orës në festimet e 10 vjetorit të Pavarësisë. Pas kësaj, të dyja këngëtaret ishin pjesë e Brit Aëards 2018. Rita do të performonte, ndërsa Dua rrëmbeu dy çmime të mëdha.
Ndërkaq, parakalimi i tyre në tapetin e kuq, përpara eventit, na tregoi një tjetër detaj. Dy vajzat kishin veshur fustane shumë të ngjashëm me njëra-tjetrën. Ato kishin zgjedhur të njejtin stil, me fustane bust, të gjatë dhe tepër të fryrë me pala. Për dy persona të cilët nuk kanë dhe aq simpati për njëra-tjetrën, ky tapet i kuq ka qenë një surprizë për bukuroshet.