Në shtëpinë e Almeda Abazit dhe aktorit të suksesshëm turk, Tolgahan Sayışman, festat kanë nisur me lajmin
Pak ditë më parë Almeda Abazi dhe partneri i saj, Tolgahan, bën me dije lajmin se ido të bëheshin prindër për herë të dytë.
Çifti u shpreh shumë i lumtur në rrjetet sociale, megjithatë nuk zbuluan as gjininë e bebit dhe as muajin e pritjes së ëmbël. Gjithsesi, sot ish-Missi shqiptar dhe aktori turk kanë zbuluar me anë të një video-je në Instagram se janë në pritje të një vajze.
Në video shihet momenti kur Tolgahan dhe Almeda për herë të parë zbulojnë gjinië e bebit dhe gëzimin e tyre, pjesë e të cilit bëhet edhe djali Efehan, që tani do të bëhet me një motër të vogël. Bashkangjitur me videon dallojmë fjalët: “Është vajzë!”
View this post on Instagram