Çifti mbretëror së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë. E ndërsa gjithçka e kishin ruajtur mjaft private përfshirë dhe baby shower-in që u organizua në New York mesa duket emrin e fëmijës së tyre nuk mundën t’a fshihnin dot më gjatë. Emocioni prindëror është gjë e madhe nuk besojmë se duhet t’a mbani vetëm për vete apo jo?Ndonse familja mbretërore ka qenë shumë e rezervuar për të dhënë detaje nga shtatzënia e dukeshës, ‘Cosmopolitan’ ka zbuluar disa prej emrave që çifti kanë menduar për fëmijën e tyre.
Ndërkohë përsa u përket emrave nëse do të jetë djalë do të quhet Albert në nder të bashkëshortit të mbretëreshës Viktoria ose Philip në nder të gjyshit të Harry-t. Nëse do të jetë vajzë do të quhet Diana si Princeshë Diana, Alice në nder të mamasë të Princit Philip, ose Viktoria si mbretëresha. Çifti ende nuk ka vendosur një emër përfundimtar për foshnjen dhe kjo mbetet për t’u parë pas lindjes së bebit.