Edhe pse në një moshë fare të re, Eva Murati ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme televizive dhe të shndërrohet pak nga pak në moderatoren e preferuar jo vetëm të platformës Tring ku punon prej kohësh, por edhe e të gjithë futbolldashësve e jo vetëm.
Në intervistën e saj të fundit, e pyetur për paragjykimet që u bëhen vajzave televizionit nuk janë dhe aq inteligjente, bukuroshja Eva u përgjigj: “Padyshim që ekziston dhe nuk mendoj që s’ka arsye pse të mos ekzistojnë. Problemi është që paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike,jo vetëm për vajzat e televizionit, por çfarëdolloj profesioni që të kesh. Nëse je simpatike, je e barazvlefshme me… nuk dua ta them budallaqe, por jo dhe aq e zgjuar.
Unë padyshim e them që janë disa vajza që e meritojnë këtë gjë, sepse gjithsecili del në televizion për arsyet e veta të caktuara. Dikush e do kohën televizive me patjetër, sepse nuk ja mbush Instagrami atë egon e vet, kështu që patjetër i drejtohet televizionit. Qoftë edhe jo në profilin e duhur, ndoshta nuk di të flasë fare për temën e caktuar, gjithsesi del vetëm për të bërë poza dhe për të sfiluar. Secili mendoj unë e gjen vetë atë vendin e vet dhe gjërat ndahen në mënyrën e duhur.”