Bestemsu Ozdemir duket se nuk po mundet dot të harrojë kolegun e saj Engin Akyurek. Sipas mediave turke, ajo është “fiksuar” me të dhe do me patjetër të jenë më tepër se miq. Së fundmi aktorja i ka dhënë fund lidhjes 8 mujore me aktorin Can Yaman dhe tashmë duket se po bën ç’është e mundur për të bërë për vetë Engin-in. Miqtë e saj tregojnë se aktorja është interesuar të dijë edhe vendet që Engin frekuenton si dhe shfaqet kudo ku ai është.