“Nuk na mundni dot.”; Elton Deda reagon për ndalimin e muzikës pas orës 20:00

Showbiz

Këngëtari Elton Deda reagon për herë të tretë pas miratimit të aktit normativ që ndalon muzikën pas orës 20.00 në lokale dhe mbyll klubet e natës. Deda, ka publikuar pasditen e sotme një foto ku shfaqet krah Aleksandër Gjokës dhe Redon Makashit, ndersa shkruan që të mos e kruajnë me muzikantët.

“Nuk na mundni dot. Mos e krruni me muzikantët! Do bëhet mullar gjëja“, shkruan Elton Deda.

Në reagimin ë mëparshëm gjatë ditës së sotme, Deda i bëri thirrje Ramës në “Facebook” që të heqë dorë nga kjo sa nuk është vonë.

“Reflekto or mik sa nuk është vonë. Mos jua mbyll shqiptarëve të dërrmuar atë dritaren e zbehtë që u jep pak kënaqësi. Ka plot forma që mos t’i rrënosh muzikantët e bashkë me ta gjithë zinxhirin e biznesit. Shfuqizo atë aktin e çuditshëm dhe bëj një të ri ku shtrëngon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj që kështu nuk do marrim vesh jo për inat, por sepse po shkojmë drejt një grope të madhe. Sa më shpejt madje. Miqësisht, një pjesë e armatës të denigruar prej 5 muajsh”, shkruante Elton Deda.