“Nuk më kapi asnjë plumb, ishte një mrekulli“; Charlize Theron tregon sesi i ati kishte dashur ta vriste

Showbiz

Charlize Theron e ka treguar se e ëma ka vrarë të atin abuziv të aktores për vetëmbrojtje. Por tani, ylli i Hollivudit rrëfeu sesi nga duart e tij, kishte rrezikuar jetën edhe ajo vetë!  44 vjecarja tha se kishte parë vdekjen me sy kur ishte 15 vjec.

Tragjedia u konsumua një mbrëmje qershori të vitit 1991.  I ati kishte ardhur në shtëpi I dehur keq. Me një pistoletë në dorë, ai kishte kërcënuar aktoren dhe nënën e saj, Gerda.

“ Unë dhe mamaja ishim në dhomën time, të mbështetura pas derës që ai të mos e hapte. Babai qëlloi tre herë drejt derës. Ishte një mrekulli që nuk na zuri asnjëri nga plumbat“, tha Charlize. Për të shpëtuar të bijën, Gerda ishte hedhur mbi të shoqin, kishte mundur të kapte armën dhe të shtinte mbi të. Babai I Charlize-s vdiq në vend, ndërsa Gerda Theron nuk u akuzua për vrasje, sepse policia doli në përfundimin që ishte vetëmbrojtje e ligjshme.