«Nuk më dhe thjeshtë krahë, më mësove të fluturoj» – Adriana Lima në sfilatën e fundit për Victoria Secret

Showbiz

vitkoria

Mes lotëve dhe emocioneve që i dha sfilata e fundit për Victoria’s Secret, Adriana Lima arriti ti thoshte dy fjalë të ndjera për eksperiencën e saj 20-vjeçare në këtë brand. 37-vjeçarja publikoi në instagram përpara shfaqjes lajmin se kjo do të ishte sfilata e fundit për të. Ajo ndau me të gjithë disa fjalë shumë të bukura që prekën zemrën e të gjithë adhuruesve,miqve dhe ndjekësve të saj:

“ E dashur Vicoria, faleminderit që nuk ngurove të më tregoje gjithë botën, sekretet e saj dhe të tuat, por mbi të gjitha që nuk më dhe thjeshtë krahë por që më mësove si të fluturoj! Falenderoj gjithashtu përzemërsisht të gjithë fansat e mi kudo në botë! Mirënjohje, Adriana.”