“Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”; Bebe Rexha na jep këtë mesazh

Showbiz

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të dashura dhe shumë e famshme në të gjithë botën. Ajo ka rritur majat me sukeset e saj në projektet muzikore. Mirëpo si duket për Bebe nuk ka qenë aspak e lehtë që të arrijë aty ku është.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka traguar se e kishte ëndër që të studionte në një  nga kolegjet më të mira të Amerikës për muzikë, por nuk u pranua kurrë.

“Hey nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur. Unë vdisja që të futesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard. Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”, ka shkruar Bebe në një postim në Twitter.