Nuk ka qetësi për Rita Orën, po karantinohet në këtë vend…

Showbiz

Pas problematikave që hapi festa e saj e ditëlindjes në kohë pandemie, Rita sërish është futur në telashe. Këngëtarja do të jetë anëtare e jurisë së spektaklit “The Voice of Australia” dhe për këtë arsye ka udhëtuar drejt këtij kontinenti.

Mirëpo qeveria australiane është kritikuar pse e ka lejuar Ritën të udhëtojë në Australi, duke qenë se kufijtë janë të mbyllur për shkak të pandemisë.

Teksa qeveria nuk ka bërë asnjë reagim, këngëtarja po qëndron në një hotel luksoz në Sidney. Ajo do të karantinohet në hotelin me 5 yje, ku një natë kushton 2700 dollarë.

Pamjen nga hoteli ku po qëndron Rita jua sjellim më poshtë: