Në qoftë se do t’ju pyesnim se cili është polici më i dashur pas personazhit të Corrado Cattani-t, jemi plotësisht të bindur që njëzëri do të përmendnit emrin e Engin Akyürek, ose siç njihet ndryshe për publikun Ömeri i ”Diamantë dhe dashuri”. Aktori simpatik, i cili fitoi zemrat e teleshikuesve dy vite më parë është tërhequr paksa nga produksionet e fundit të kinematografisë turke për t’iu përkushtuar një lidhjeje të re dashurie, me një prej aktoreve më të pëlqyera të momentit, shumë e famshme dhe në vendin tonë.
Sipas “Hurriyet”, Engin Akyürek është në një lidhje të re dashurie me Cansu Dere, e njohur në vendin tonë me rolet e Zejnep në serialin “Nënë” dhe Ejshanit në serialin ”Ezel”. Aktori 36-vjeçar prej kohësh nuk kishte dikë në jetën e tij, ndërsa 37-vjeçarja Dere i ka dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin francez. Në intervistat e mëparshme Dere ka theksuar se tek i dashuri kërkon “zgjuarsi, besim dhe sinqeritet”, kritere që duket se i ka gjetur tek Akyürek. Sipas mediave turke, për të mos prishur magjinë e dashurisë, dy aktorët e dashur kanë preferuar të takohen larg syve të medias dhe publikut, por mesa duket gjithçka tashmë është publike: dy yjet tanë të preferuar janë bashkë.