Nuk ka më dyshime, Belen dhe Stefano kapen ‘mat’ nga paparacët!

Showbiz

belen foto
Prej disa javësh në mediat italiane po qarkullon lajmi se çifti i famshëm Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë rikthyer bashkë. Pavarësisht se janë parë pranë njëri-tjetrit, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar rikthimin, madje Stefano e ka mohuar disa herë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, balerini i njohur u shpreh se nëse do të kishte diçka më shumë mes tij dhe Belen, ata nuk do të kishin asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë.

 640 0 5ca475ccdfdff
Por, mesa duket zërat janë të vërtetë pasi janë kapur mat nga paparacët e revistës Chi. Ata janë fotografuar gjatë një fundjave romantike në Napoli, ku dukeshin më afër se kurrë me njëri-tjetrin dhe më në fund ndodhi puthja e shumëpritur. Kësaj radhe fotografët janë siguruar ta dokumentojnë me prova të pakundërshtueshme. Fillimisht janë fotografuar duke u puthur nga dritarja e hotelit ku po pushonin, ndërsa më vonë në restorantin ku po darkonin.