“Ana dhe unë nuk jemi më bashkë prej disa kohësh”. Kështu shkruan këngëtari italian Gigi D’Alessio, duke konfirmuar ndarjen nga partnerja e tij Anna Tatangelo.
“E provuam në të gjitha mënyrat, por nuk ia dolëm. Ju ndodh shumë njerëzve, na ndodhi edhe ne. Rrugët tona ndahen, por jam i sigurt se do ecim krahë njeri-tjetrit për djalin tonë Andrea, i lindur në vitin 2010. Dhe për të, shpresojmë që privatësia jonë në këtë moment të vështirë dhe delikat, të respektohet.”