“Nuk ia vlen të humbasësh moralin për famë dhe para…!” Këngëtarja shqiptare gjykon ashpër Bebe Rexhën në Instagram

Showbiz

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, me datën 30 gusht festoi ditëlindjen e 30-të.
Përveç projektit të ri që solli, gjatë ditës publikoi edhe një fotografi komplet e zhveshur, për të treguar se mosha është vetëm numër për të dhe se ndihet super në formë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on


Me këtë rast, bukuroshja mori një sërë komentesh negative, duke i thënë se në këtë mënyrë nuk mund të jetë në qendër të vëmendjes.
Një reagim rreth kësaj e ka bërë edhe reperja Gjira e cila jeton dhe vepron në Gjermani, teksa thotë se nuk duhet të humbni fytyrën dhe moralin për para dhe famë.


“Nuk ia vlen të humbasësh fytyrën dhe moralin për para dhe famë, është bërë monotone me të pasme dhe gjoks. Më ka marrë malli të dëgjoj një këngë me vëmendje se po e di që të gjithë kanë para dhe Gucci”, ka shkruar mes të tjerash Gjira.