Vlerësimi i jurisë italiane me zero pikë për këngën e Eugent Bushpepës në ‘Eurovizion’, nuk është pritur mirë nga Ermal Meta.
Këngëtari me origjinë nga Fieri i cili përfaqësoi Italinë, duket se është irrituar me vlerësimin e shtetit Italian për këngën shqiptare.
“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Zëri dhe intonacioni i Eugentit është mbresëlënës”, shkruan ai në twitter.
Sigurisht që pasi mori 12 pikët nga Shqipëria, Ermali është ndjerë i zhgënjyer kur ka zbuluar se shteti që ai përfaqësonte jo vetëm që nuk ka dhënë 12 pikë por s’ka dhënë fare.
Mbi të gjitha duke patur parasysh se gjithë mbështetja e Shqipërisë në natën e ‘Eurovizionit’ shkoi jo vetëm për Eugent Bushpepën por edhe për Ermalin.