Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar disa eksperienca nga Izraeli, ku shkoi për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Ndër të tjera, ajo zbuloi se i dërgonin në dhomën e hotelit letra dhe kartolina.”Nuk i harroj kurrë ato mesazhet, letrat, kartolinat që gjeja çdo ditë poshtë derës së dhomës së hotelit. Fansat e Eurovisionit vinin me bluza me flamurin shqiptar, gjë që ndodh shumë rrallë me fansat shqiptar”, tregoi Jonida.Të njëjtën gjë si Maliqi kanë bërë edhe koleget e saj Eneda Tarifa, Juliana Pasha dhe Kejsi Tola, të cilat kanë rrëfyer të gjitha detajet e festivalit Eurosong.
