Ajo është një nga shqiptaret më të njohura në botë, e cila brenda pak kohësh ia doli mbanë të prekë majat e suksesit fillimisht si tekstshkruese për artistët e mirënjohur si Rihanna dhe Eminem, ndërsa sot numëron shumë hite dhe rekorde në klasifikimet muzikore në botë. Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e saj në muzikë, por edhe për shkak të peshës.
E lodhur nga kjo situatë, Bebe ka vendosur të reagojë në Instagram-in e saj duke u dhënë fund një herë e mirë gjithë atyre që e paragjykojnë.Ajo ka shkruar se janë të shumta shkaqet si varësitë apo pirja e ilaçeve që të bëjnë të shtosh në peshë por pa përcekatuar se cili është shkaku që e ka bërë atë të shtojë disa kg.
“ Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Po është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem dhe do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija. Më pëlqen të ha dhe nuk mund ta mohoj këtë. Por ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të shkuarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni. Kështu unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam fituar shumë peshë, por është shumë e vështirë ta humbas.”-shkruan ajo. Urojmë që të gjithë ata që e kanë gjykuar të zënë mend tani.