Kënga e Era Istrefit, “Shumë pis”, ishte vendosur që në fillim të këndohej të këndohej me Gent Fatalin, por sikurse rezultoi më vonë, planet ndryshuan dhe bashkëpunimi kishte një tjetër reper, Ledri Vulën.Në atë kohë Gent Fatali foli edhe në media për këtë fakt ku deklaroi:“Suksese për Erën edhe Ledrin. Kënga e tyre më ka pëlqyer, por më shumë më pëlqen versioni që ka me mua”-tha ndër të tjera në atë kohë Fatal, duke shtuar se versionin demo të tyre që u bë publik në internet nuk e kishte publikuar ai.
Sot, 4 vjet nga publikimi dhe suksesi që pati kënga, Gent Fatali ka folur për hatërmbetjet e asaj periudhe.Reperi i njohur ka pranuar se në atë kohë ishte mërzitur me këngëtaren.“Tani s’e kam të hidhur por në fillim si të them, kam pasur hatërmbetje. Ka qenë ashtu situata, janë bërë gjëra që të shkojnë në atë drejtim, por tashmë jam shumë në rregull edhe me Erën. Çojmë ndonjë mesazh në Messenger. Unë i gëzohem suksesit të saj”,-u shpreh ndër të tjera Gent Fatali.Madje në të ardhmen nuk përjashtoi edhe mundësinë për një bashkëpunim me Erën.