Mbrëmja e sotme pritet të sjellë shumë surpriza dhe emocione. Është finalja e madhe e “Dancing with the stars” dhe të gjithë janë kuriozë të zbulojnë fituesin e çmimit të parë. Përveç garës së kërcimit, kjo natë do të sjellë edhe shumë surpriza. Kemi zbuluar tashmë që moderatorja Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman do të vijnë së bashku në një kërcim dashurie. Megjithatë, produksioni ka vendosur të mos zbulojë asgjë më shumë se kaq.
Pavarësisht kësaj, një sekret tjetër na e kanë thënë. Në mbremjen e sotme, do të ketë edhe një tjetër të ftuar special. Nga finalja e “Tu si que vales”, Mr. Bean do të vijë në finalen e DWTS. Së çfarë do të bëjë ai, mbetet për tu parë në orën 20:45 në Vizion Plus.