Përveç Rita Orës, edhe Dua Lipa ishte e ftuar të performonte në festën e organizur për ditën e Pavarësisë. Por, për arsye të ndryshme, kjo gjë nuk u realizuar dot. Sot, së bashku me urimin, këngëtarja ka dhënë edhe një lajm shumë të mirë për fansat e saj.
“Urime të gjithëve 10 vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë përvjetorë së bashku. Jam shumë krenare që jam Shqiptare. Urime dhe gëzuara. Ju dua, shihemi së shpejti.” Pra, mesa duket këngëtarja e cila ka uruar me anë të një fotoje ku mban të veshur xhaketa me flamurin shqiptar dhe kosovar, këtë vit do të organizojë ndonjë koncert për të gjithë shqiptarët.