Thashethemet për martesën e çiftit të këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, nisën pas një shakaje, në dukje, që Eni u ktheu fansave, kur ata e pyesnin kur do të martohej. Me gjithë lajmet që kanë qarkulluar për ta kohët e fundit, asnjë zë zyrtar nuk u ndie për këtë raport që përflitet prej pothuaj një viti. Edhe kur janë kapur nga paparacët së bashku, si Eni, ashtu edhe Genci kanë zgjedhur të heshtin, derisa këngëtari nga Kosova e uroi me fjalë zemre të dashurën, pak ditë më pare, kur ajo festoi ditëlindjen e 22-të.
Lidhja e tyre, me sa duket, ka marrë edhe aprovimin e familjes së Enit, pasi me ta është pothuaj gjithmonë shoqëruese edhe motra më e madhe, Greta. Burime pranë çiftit kanë rrëfyer se Eni dhe Genci po planikojnë dasmë VIP. Për planet e dasmës, nuk mësohet asnjë detaj më shumë, sepse mendohet që gjithçka të jetë surprizë dhe të mos zbulohet asgjë para se të bëhet realitet.