Nuk e mohojnë më, Genc Prelvukaj në lidhje me Eni Koçin!

Showbiz

eni genci

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë dyshja që po diskutohen shumë kohët e fundit për një lidhje dashurie. Mirëpo asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar lidhjen, ndonëse janë parë bashkë në çdo kohë. Bashkëpunimet e tyre të njëpasnjëshme muzikore, na bënin të dyshonim për fjalët që përdornin në tekste, por ata e mohonin kategorikisht një lidhje dashurore ndërmjet tyre. Në videon që u xhirua nga Mimoza Shkodra dhe Adrian Gaxha, pati edhe disa prapaskena të cilat u publikuan më vonë.

61SFaRMZVxL. SS500
Në një emision në Kosovë të dyja videot u bënë publike dhe dukej se Genci dhe Eni ishin shoqëruar së bashku në atë event. Ishte po ky emision që i pyeti ata drejtëpërdrejtë pas publikimit të videos në lidhje me relatën e tyre dhe ata vendosën ta pranonin publikisht që janë të dashuruar dhe prej disa kohësh janë në një lidhje tashmë.  “Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë” , tha Genci ndërkohë që Eni e aprovoi.