Nuk e mohojnë dot më, kapen “mat” Can Yaman dhe Demet Ozdemir!

Showbiz

Can Yaman dhe Demet Ozdemir janë një nga dyshet më të përfolura aktualisht në showbiz-in turk. Mendohet të ketë një romancë ndërmjet tyre, por kjo gjë as nuk është mohuar e as konfirmuar nga çifti!
Pas suksesit në serialin “Një puthje në errësirë” të cilin e kemi ndjekur në platformën Tring, ata janë parë shpesh në shoqërinë e njeri tjetrit. Deri këtu gjithçka tingëllon normale dhe shoqërore, por dyshja i kanë kaluar pushimet së bashku dhe këtë nuk mund të na e mohojnë dot!
Një qytetetar i ka fotografuar ata brenda autobuzit në shoqërinë e njeri tjetrit pasi ishin kthyer nga pushimet. Kujtojmë se ata u panë së bashku edhe një herë tjetër brenda kësaj vere në Bodrum të Turqisë…