Si një nga figurat më të njohura, Kim Kardashian ka një staf prej shumë personazh që kujdesen për të, duke filluar nga veshja, stili i flokëve apo grimi. Së fundmi, Kim dhe bashkëshorti i saj Kanye, kanë marrë pjesë në një koncert të Celine Dion dhe sigurisht ajo kishte veshur një kostum të bardhë që dukej të kishte disa detaje prej kristale, inspiruar nga modelja e njohur e viteve 90’, Yasmeen Ghauri.
Kim ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa foto gjatë provave të veshjes, ku pranë stilistit Domenico Dolce, ishte dhe vajza e saj e madhe North duke u përpjekur të ndihmojë. Nga fotot dhe videot e mëparshme, North me siguri do të ndjekë hapat e mamasë së saj dhe së shpejti do të kthehet në ikonë. Përveç stilimit, që me siguri e ka trashëguar nga babai, North ka një pasion për ‘make up-in’ dhe këndimin.