Ajo sot është një nga vajzat e njohura të modelingut sidomos në Amerikë, aty ku ka të fokusuar jetën private, por edhe atë profesionale. Përmes, sesioneve fotografike apo kontratave të reja me agjencitë e ndryshme të modës, Afërdita Dreshaj sot është një nga ato vajzat e famshme shqiptare për të cilën flasin dhe shkruajnë të gjitha mediat.
Por, si të gjithë ne, edhe ajo ka pasur një jetë të sajën të panjohur, përpara se të bëhej imazh dhe një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it. Sidomos, pas martesës së saj me sportistin e njohur çek, Jakub Kindl, për Afërditën ka gjithnjë në vend në shtypin rozë. Këtë herë Afërdita zbuloi punën që ka bërë përpara se të bëhej e famshme. E mendoni dot? “Puna ime e parë ka qenë shitëse në një dyqan”, është shprehur ajo.