Nuk e konfirmuan kurrë, tashmë Ronela dhe Young Zerka i japin fund lidhjes!

Showbiz

ronela hajatii
Dy këngëtarët e njohur, janë përfolur për një kohë shumë të gjatë për një lidhje. Edhe pse prej tyre nuk pati kurrë ndonjë konfirmim, fansat apo mediat patën “shenja” plot të egzistencës së kësaj marrëdhënieje. Pas një lidhjeje (të paktën ashtu aludohet) 3 vjeçareje, Ronela dhe Zerka duket se janë ndarë.

 640 0 5c054ed87d22b

Aludimet rreth ndarjes nisën një muaj më parë, ku Zerka u shpreh se ishte single dhe në kërkim të një “shpirti të lirë”. Disa burime, kanë treguar se ndarja është shkaktuar nga disa mosmarrëveshje të çiftit, përsa i përket të ardhmes së tyre. Supozohet se Ronela dëshironte ta zyrtarizonte lidhjen, ndërkaq Zerka nuk ishte gati të hidhte një hap të tillë.