Fillimi i viteve 2000 do të sillte një erë të në industrinë kinematografike turke, e cila duke ndjekur modelin e vendeve si Meksika, Argjentina apo Venezuela, do të prodhonte për herë të parë një zhanër të ri: telenovelat. Mes aktorëve që shkëlqyen në prodhimet e para është edhe Nil Erkoçlar, një aktore e njohur për personazhet karakterialë dhe aspak të lehtë. Por prej disa vitesh Nil nuk është më Nil, ajo ka ndërruar gjininë dhe për herë të parë ka folur rreth kësaj çështjeje, duke thyer një tabu për shoqërinë patriarkale turke.
‘’E kam ditur gjithmonë që nuk isha si vajzat e tjera. Nuk më pëlqente të luaja me Barbie dhe më bezdiste ideja kur në pjesët teatrale në shkollë, më caktonin rolin e princeshës. Doja të isha mashkull, luftëtar, gjahtar apo edhe princ. Në mendje kasha vetëm lojërat e djemve. Kur mbusha 14 vjeç dhe shoqet e mia filluan të kishin simpatitë e para dhe të tërhiqeshin seksualisht nga meshkujt, mua më ndodhte krej e kundërta, më joshnin vajzat.’’ Nuk ka qenë aspak e lehtë të merrja vendimin për të ndryshuar gjininë. Publiku më njihte si aktore femër dhe kapërcimi në trupin e një mashkulli, do të më krijonte probleme në karrierë. Do të më mbylleshin shumë dyer dhe do të harrohesha prej tyre.”, -përfundon ai.
Pasi iu nënshtrua operacioneve të ndryshme dhe trajtimeve hormonale për ndryshimin e gjinisë, Nil vendosi të ndryshojë edhe identitetin. Tashmë quhet Rüzgar Erkoçlar dhe ka braktisur karrierën e aktrimit për t’u marrë me modeling. Ai është martuar me Tugba Beyazoglun.