”Nuk e kam takuar mamanë për 10 vjet” Angela Martini rrëfen ditët e tmerrit me njerkën

Showbiz

Ajo është pa diskutim një nga modelet më të suksesshme shqiptare nëpër botë, një emër i lakuar vazhdimisht në shtypin rozë jo vetëm për sukseset profesionale, por edhe jetën luksoze të cilën prej 2017-s e ndan ma biznesmenin Dragos Savulescu, i shpallur në kërkim nga autoritetet rumune. Por pavarësisht asaj që shfaq në Instagram, modelja e njohur mbart një histori të trishtë nga pas të cilën e ka ndarë për herë të parë mbrëmjen e djeshme. Pas një mungese të gjatë në ekranet shqiptare, ajo u shfaq sërisht, në një intervistë ku rrëfeu se gjërat nuk kishin qenë kurrë të lehta për të.


Si rrallëherë, ajo ka ndarë me teleshikuesit detaje nga jeta e saj personale, si psh që dikush kishte tentuar ta rrëmbente 10 vjeç kur jetonte me gjyshërit në Shkodër.
“Ishte zheg dhe familjarët e mi ishin në gjumë, kurse unë po luaja përjashtë me një shoqe. Një burrë m’u afrua, më pyeti për familjen dhe më tha se njihte tim atë. Kur i thashë se ai ishte në Zvicër, ai më ofroi akullore dhe më kapi për dore. Kur pashë makinën e tij me disa burra të tjerë brenda, e kuptova çfarë po ndodhte. I kafshova dorën dhe u largova”, rrëfeu ajo.
Fill pas kësaj ngjarjeje të rëndë, mamaja e nisi Angelën në Zvicër, por marrëdhënia me njerkën rezultoi më e vështirë nga ç’e mendonte, pasi ajo e keqtrajtonte duke krijuar intriga, mashtrime e madje duke penguar edhe nënën e Angelës që ajo të bashkohej me të bijën në Zvicër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angela Martini ???? (@angela_martini) on


“Mami kishte një nxënëse, e cila kishte një vëlla në Zvicër. Ai i tha që do të përpiqej ta ndihmonte. Njihte dikë që ishte zvicerian, të cilit i propozuan t’i gjenin një grua në Shqipëri. Ai nuk pranonte sepse s’e besonte dot që një grua të martohej me një burrë që nuk e ka parë kurrë. Ata i thanë të vërtetën e nënës sime, pse ajo donte të shkonte në Zvicër.
‘Do ta ndihmoj një nënë të bashkohet me vajzën,’ tha ai. Pasi mori letrat, i thanë në ambasadë që njerka ime e kishte bllokuar kalimin e saj në Zvicër. Arnoldi [burri zvicerian] u shpreh se ajo ishte e fejuara e tij. Kështu erdhi në Zvicër. Më pas, u dashuruan dhe sot janë bashkë.”-zbuloi ajo.


Angela rrëfeu gjithashtu se nuk ia tregoi kurrë të atit dhunën e ushtruar nga njerka, derisa mbushi 18 vjeç.