Nicki Minaj është një nga reperet më të suksesshme dhe është ndër femrat e para që e ka filluar këtë stil të kënduari. Si artiste, këndimi nuk mund të ishte talenti i saj i vetëm. Me videon e fundit në ‘Instagram’, Nicki ka vërtetuar se është dhe një aktore e shkëlqyer. Këngëtarja e kishte thënë edhe më parë që është e fiksuar me filmin ‘Djalli vesh Prada’, kështu që vendosi të rikrijonte një skenë të këtij filmi. Ajo është përpjekur të ketë të njëjtën qetësi, qëndrim dhe klas si Miranda Priestly, një rol i luajtur nga Meryl Streep. A ja ka arritur Nicki qëllimit të saj?