Siç dihet, në vite marrëdhënia e Meghan-it me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba- bijë. Ndoshta sepse pasi Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike, Dukesha e Sussex-it vendosi t’i ftohë marrëdhëniet me babain, së paku publikisht. Së fundmi Meghan ka patur pagëzimin e djalit që padyshim është eventi më i rëndësishëm për fëmijët e familjes mbretërore, pas lindjes. Në këtë ceremoni babai i Meghan mungoi dhe 74- vjeçari reagoi pas ceremonisë së djeshme në një deklaratë për “DailyMail”, ku u shpreh:
“Më kanë pyetur nëse do të më kishte pëlqyer të shkoja në Britani për të parë tim nip teksa pagëzohet… Unë kam qenë ndihmës i priftit kur isha 12, pjestar i konfirmuar i kishës së Mbretëreshës kur isha 14 dhe Archie është nipi im, kështu që sigurisht që do ta kisha shijuar shumë të isha atje gjatë bekimit, i uroj Archie-t dhe prindërve të tij shëndet dhe lumturi.”