Serialet turke janë bërë shumë të dashura për shqiptarët e sidomos kur në to marrin pjesë aktorë shqiptarë. Në një nga telenovelat më të ndjekura aktualisht “Payitaht: Abdülhamid” (Perandori i fundit) luan edhe aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj.
Një sekuencë nga episodi ku ai interpreton, aktori shqiptar e ka postuar edhe në Instagram duke informuar fansat ta shohin në kanalin turk TRT.
Seriali “Payitaht: Abdülhamid” përshkruan ngjarje historike gjatë sundimit të sulltanit të 34-të otoman Abdul Hamid II. Xhelilaj ka treguar se roli i tij me emrin “Marko” ka të bëjë me misionin e tij nga Berlini për në Stambollin e vitit 1989.