Blogerja e njohur Armina Mevlani është komentuar prej kohësh për lidhjen e saj të dashurisë me djalin e ish-Kryeministrit Berisha, Shkëlzenin.
Ata janë një ndër çiftet më të ndjekur e të përfolur në rrjete sociale, të cilët vazhdimisht tërheqin vëmendjen e fansave me fotot me njëri-tjetrin e dedikimet e dashurisë.
Mirëpo, disa ndjekës ia përmendin Shkëlzenin Arminës edhe kur ajo nuk ka publikuar asgjë me të, siç ka ndodhur edhe në foton e fundit.
Blogerja ka postuar në profilin e saj në Instagram një pozë të shkrepur para pasqyrës, ku kishte dalë e veshur me një fund të shkurtër xhins dhe këmishë të bardhë.
“Femër pa pikë shije për Zotin, s’e di si merret Zeni me ty”- i shkruan një ndjekëse në foto, të cilës Armina s’ia ka përtuar:
“Nuk e di, t’ia tregoj njëherë profilin tënd se ndoshta i prishet mendja.”- janë fjalët e blogeres, të shoqëruara me disa emoji duke qeshur në formë talljeje ndaj komentueses.
Kujtojmë se një muaj më parë, Armina dhe Shkëlzeni u përfolën për ndarje pasi nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo blogerja mohoi gjithçka duke publikuar një foto me të.