Rihanna pasi ndërtoi një perandori me karrierën e saj në muzikë, linjën e bukurisë dhe linjën e të brendshmeve, ajo është zyrtarisht këngëtarja më e pasur në botë. Pasuria e saj shkon deri në 600 milionë dollarë. Rihanna ka arritur të klasifikohet si femra më e pasur në muzikë, duke ja kaluar dhe emrave të tjerë të famshëm si Madonna me një pasuri prej 570 milionë dollarësh, Celine Dion me 450 milionë dollarë dhe Beyonce me 400 milionë dollarë. Rihanna është femra e 37-të në botë që ka arritur të vendosë pasuri me forcat e saj sipas burimeve zyrtare të revistës ‘Forbes’.