Nuk donte që Selena të frekuentohej me Justin: Reagon nëna e këngëtares pas ndarjes…

Showbiz

sel ju
Teksa të gjithë ishin përqëndruar në bashkimin e Selena Gomez dhe Justin Bieber, mamaja e këngëtares ishte e përqëndruar në ndarjen e tyre. Kjo pasi sipas saj, kjo histori nuk është aspak e shëndetshme për vajzën e saj. Duke gjykuar historikun e lidhje/ndarjeve të shumta të tyre, nuk mund t’i vemë faj apo jo? Por këtë herë, duke parë sesa serioze po kthehej lidhja e tyre, mamaja e Selenës jo vetëm që nuk e aprovoi, por pati edhe probleme shëndetësore. Ajo u shtrua disa herë në spital nga ankthi dhe stresi.

sel mo

Kjo ishte arsyeja më e madhe që e “detyroi” Selenën të merrte një periudhë pauze nga Justin, sipas burimeve pranë tyre.Por tashmë kjo pauzë, po kthehet në një ndarje të vërtetë. Mandy, mamaja e këngëtares është shprehur se nuk di asgjë për këtë pjesë edhe pse është e vështirë për ta besuar. Megjithatë ajo ka shtuar se e ka thënë mendimin e saj kohë më parë për këtë lidhje, kështu që nuk ka më nevojë të kërkohen komentet e saj rreth çiftit.