Një ndryshim rrënjësor është bërë nga ‘Narina’ e serialit të paharrueshëm “Hija e së shkuarës”! Aktorja Özgü Namal që dikur tërhiqte vështrimet kureshtare të fansave me flokët e saj të gjatë e të zinj, tani gati nuk njihet me flokët e prerë shkurt dhe shndërrimin drastik të ngjyrës nga të errët në bjond.
Özgü Namal, e cila ka portretizuar personazhe të dashura në shumë seriale të sukseshme, së fundmi mund të themi pa frikë se ka guxuar vërtetë shumë! Ajo shkurtoi flokët e saj të gjatë e të zinj dhe ndryshoi në mënyrë drastike pamjen e saj duke u shndërruar në bjonde për personazhin e saj të ri.
Özgü Namal është një nga aktoret turke më të suksesshme. Kujtojmë se ajo u rikthye në ekran pas shumë vitesh, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit për shkak të një ataku në zemër më 6 tetor të vitit 2020.