Kylie Jenner me ngritjen e biznesit të saj, të produkteve kozmetike, është kthyer prej dy vitesh tashmë në vajzën më të pasur në klanin Kardashian-Jenner. Është e çuditshme në fakt, që vajza më e vogël e familjes, tashmë është kthyer në atë që ka pasurinë më të madhe. Pavarësisht se njerëzit mendojnë se është Kim ajo që ka krijuar një perandori të sajën dhe më e pasura, e vërteta qëndron ndryshe.
E vogla Jenner i ka tejkaluar të gjitha motrat e saj. E sigurisht, si një person me kaq shumë pasuri, ajo mund t’i sigurojë vetes çdo gjë që dëshiron. Një nga gjërat e saj të preferuara, janë çantat. Koleksioni i saj, mendohet se kap minimalisht vlerën prej 1 milion dollarësh. Brenda dollapit të saj të çantave, gjendet çdo firmë luksoze mode. Madje, dhoma e saj e çantave, është më e mbushur sesa vetë një dyqan çantash. Jo keq për një 20 vjeçare apo jo?