Duke qenë një këngëtare me stil të veçantë, Era Istrefi ka menduar ta bëjë të tillë edhe makinën.
Këngëtarja vetëm pak para minutash na zbulon nëpërmjet kësaj fotoje ndryshimet e personalizuara që ka bërë në makinën e saj. Timonin dhe pjesët anësore të sedileve ajo i ka mbështjellë me pellush rozë, duke e kombinuar edhe me veshjen e saj.
Duket se kjo ngjyrë e qetëson këngëtaren e hitit “BonBon” pasi krah fotos shkruan: “Do jem shoferja më e qetë që keni pare ndonjëherë”.