Nuk do ta besoni: Shkak për takimin e Besit dhe Xhensilës ka qenë një politikan!

Showbiz

besi nardi
Ju, me siguri e kujtoni të gjithë historinë kur Besi dhe Xhensila u takuan për herë të parë te Zogu i Zi. Ajo, shumë e bukur, i doli para atij… Ishte bashkë me të ëmën, aty diçka ndodhi, një bisedë e shpejtë e dy të rinjve, një kompliment i Besit për yllin që sapo kishte takuar (edhe pse e njihte pak nga ekrani)… dhe vazhdimin e njihni mirë.Por ajo që nuk e paskemi ditur asnjëri nga ne qenka një fakt tjetër. Ai që e nxori Besin nga shtëpia atë ditë paska qenë Nard Ndoka.

auto auto Screenshot 2215080135601508047197

Po, politikanit të njohur shqiptar, jo vetëm për qetësinë dhe profilin elegant politik, por edhe për shumë prej batutave që janë bërë virale (edhe pse ai nuk ka thënë asnjërën), Besi i paska borxh një nuse.“Sebepi që sot unë jam i martuar dhe kam familjen time është Nard Ndoka. Ai më nxori nga shtëpia atë ditë kur takova Xhensilën për herë të parë. Më mori në telefon dhe më tha: “Kam një rrugë për në Fushë-Krujë, do vish?” “Po”, – i thashë unë dhe, aty, kur zbrita te Zogu i Zi, takova Xhensilën”, – tregoi Besi.