Këngëtarja e njohur Demi Lovato dy ditë më parë është fejuar me aktorin Max Erich.
Lajmin e bukur e bëri me dije vetë aktorja me anë të disa postimeve në ‘Instagram’.
Ajo që ra në sy ishte unaza me diamantin ‘gjigand’ dhe gjëja e parë që menduam ishte çmimi i saj.
Së fundmi eksperti i njohur i bizhuterive, Simon Jewerly ka treguar se unaza që Max i dhuroi Demit është me gurë Emerald dhe kushton plot 500.000 dollarë. Unaza është rreth 7.5 deri në 9 karat.
Kujtojmë që Demi dhe Max kishin vetëm 5 muaj të lidhur, por vendosën që lidhjen e tyre ta çonin në një hap tjetër.