Nëse nuk jeni ende të qartë për pasurinë e Kylie Jenner, ndoshta pas këtij veprimi do të bindeni akoma më tepër. Sepse sigurisht, diçka të tillë, mund të mendojë ta bëjë vetëm një 20 vjeçare me një llogari tejet të majme bankare. Së fundmi, Kylie po ndërton një mini vilë prej druri, për qentë e saj.
Po po, vila është posaçërisht për qenushat e saj. Hapësira e saj faktikisht, mund të ngatërrohet lehtësisht edhe si një shtëpi pushimi për një çift, apo ndoshta si vilat e vogla që ofrojnë vendet turistike. Por, ndërkohë që ne njerëzit e thjeshtë i prenotojmë ato për disa ditë pushimi, qenushat e Kyliet e konsiderojnë si shtëpinë e tyre dhe është mëse e kuptueshme që edhe vila e tyre do të jetë tejet luksoze.